PËRFUNDON NUMËRIMI: Diaspora i beson Edi Ramës, fitore e “frikshme” e socialistëve

Ka përfunduar procesi i numërimit të zarfeve për subjektet politike në të 12 qarqet e vendit.

Nga një përditësim i bërë së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mësohet se edhe emigrantët shqiptarë nëpër botë i kanë besuar votën e tyre socialistëve dhe liderit të kësaj force politike, Edi Ramës.

Të majtët kanë siguruar një fitore të frikshme edhe te zarfet e shqiptarëve nëpër botë, ku 61.07 % prej tyre kanë vendosur që t’i japin mundësi kryeministrin dhe njëherësh kryesocialistit Edi Rama për të qeverisur vendin tonë edhe për një tjetër mandat 4-vjeçar.

Konkretisht 121490 shqiptarë i kanë besuar votën tyre Partisë Socialiste, ndërkohë që vetëm 46893 të tjerë, ose e përkthyer ndryshe 23.57 % kanë votuar Partinë Demokratike.

Në vendin e tretë qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 14754 vota, ndërsa në vendin e katërt Partia Mundësia e Agron Shehajt me 5917 vota.

E teksa numërimi për subjektet politike ka përfunduar, në Parkun Olimpik aty ku dhe zarfet po numërohen, është duke vijuar me kandidatët preferenciale.


Shtuar 18.05.2025 19:13

Tags: ,