Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë, e cila nisi pak më shumë se një orë më parë.
Mesohet se Kryesia do të mblidhet sërish më datë 25 mars për të zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet lokale të “14 Majit.
Kryesia e PS-së u mblodh mëngjesin e sotëm në selinë rozë dhe temë diskutimi ishin pikërisht zgjedhjet vendore të 14 majit.
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të regjistrojë 7 partitë e mëdha për lokalet e 14 majit. Kjo do të thotë se sot do të caktohet se cili prej grupimeve të Partisë Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje, kampi i Alibeajt, i cili mori vulën e PD-së të premten e kaluar, apo kampi i Berishës.
Pas këtij regjistrimi paraprak, në 15 mars aplikohet për koalicionet dhe më pas, më 27 mars depozitohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie dhe lista shumë-emërore e kandidatëve për këshillat bashkiak sipas përkatësisë së koalicionit apo partisë. Më pas hidhet shorti për renditjen në fletët e votimit.
Në prill pritet dhe shpërndarja e fondeve vjetore, por edhe për fushatë. Më 14 prill nis zyrtarisht fushata. 13 maji është heshtje zgjedhore dhe 14 maji dita e votimit./Albeu.com.