Ka përfunduar ceremonia e homazheve në nder të liderit historik të PS, Fatos Nano.
Ish-kryeministri do të përcillet për në banesën e fundit, ku arkëmorti do të prehet në varrezat e Sharrës në kryeqytet.
Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare.
Fatos Nano ndërroi jetë në 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.
Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.
Vijon/…