Përfshihet nga flakët shtëpia e pabanuar në Lazarat

Një shtëpi e pabanuar në Lazarat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se brenda në banesë nuk kishte njerëz apo orendi.

Zjarrfikësja shkoi në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve pas 30 minutash. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërkohë që autoritetet po punojnë për sqarimin rrethanave të ngjarjes.

Zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale.


Shtuar 22.07.2024 23:22