Banesa e një të moshuari ka marrë flakë paraditen e sotme në lagjen “Donika Kastrioti”, në Berat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, bën me dije policia.
“Në lagjen “Donika Kastrioti”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J.K., 73 vjeç dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.”
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në linjën elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/