Përfshihet nga flakët peshkarexha në Vlorë

Një anije peshkimi në Zvërnec është përfshirë pasditen e sotme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec. Mësohet se zjarri ka rënë  në anijen në pronësi të shtetasit F. S.

Sipas policisë, në anije po kryheshin riparime dhe papritur kanë shpërthyer flakët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 4.05.2021 13:52