Përfshihet nga flakët një pus nafte në Vlorë

Një pus me naftë është përfshirë nga flakët këtë të martë në Amonicë të Vlorës. Në ndihmë kanë shkuar zjarrfikësit e Selenicës dhe nga Vlora.

Mësohet se në vendin e ngjarejs ndodhen tre automjete të zjarrfikëses më efektive nga Vlora dhe Selenica.

Ende nuk ka informacion nëse zjarri mund jetë i qëllimshëm, megjithatë mësohet se situata është vendosur nën kontroll./Albeu.com/


Shtuar 18.07.2023 18:52