Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, rrezikojnë shtëpitë pranë

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Guras të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri rrezikon të përhapet edhe në banesat e tjera përreth. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.


Shtuar 10.12.2025 16:39