Një banesë në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati në këtë lagje dhe banesa është në pronësi të shtetasit me iniciale P. R.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por zjarrfikëset e Gjirokastrës dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Deri me tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.