Përfshihet nga flakët një banesë dy katëshe në Gramsh/ Shkaktohen dëme të shumta materiale

Pasditen e sotme rreth orës 15:00, një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Kukur të Gramshit. Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën.

Banuesja e cila në katin e parë shfrytëzohej edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesat përreth.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e objektit nga zjarri.


Shtuar 1.12.2025 15:51