Ditën e sotme rreth orës 12:15, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër, ku një banesë ka shpërthyer në flakë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin në shtëpinë e shtetasit N. K. Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar me saktësi shkakun e rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.