Gjatë natës, një zjarr ka rënë në katin e 9-të të një pallati shumëkatesh, në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit.
Zjarri ka rënë rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.
Fatmirësisht zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit pas shpërndarjes së tymit.
Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin.
Ndërkohë, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
I moshuari i cili jeton i vetëm në banesë, u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekësor.
Si pasojë e zjarrit u shënuan dëme të vogla materiale.