Gjatë natës, një moblieri në Pogradec është përfshirë nga flakët.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.01.2023, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com