Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha në fshatin Hudenisht, në afërsi të Pogradecit. Flakët kanë rënë mbi një zonë pyjore dhe paraqesin rrezik për përhapje më tej.
Në vendngjarje ndodhen 20 forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Pogradecit, të cilët po punojnë intensivisht për të izoluar vatrat dhe për të mos lejuar përhapjen e flakëve në thellësi të pyllit. Deri më tani, nuk raportohet për dëme në banesa apo rrezik për jetën e banorëve.