Përfshihet nga flakët makina në Vlorë

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, një makinë është përfshirë nga flakët. Ngjarja aksidentale ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në autostradën e Vlorës, në vendin e quajtur Kripa.

Sipas informacioneve, makina ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.


Shtuar 25.08.2024 09:08