Përfshihet nga flakët makina në ecje në Qafë Thanë-Pogradec

Mëngjesin e sotëm, një makinë është shkrumbuar nga flakwt, teksa ishte në ecje në aksin Qafë-Thanë Pogradec.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se zjarri ra në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

“Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në Qafë Thanë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale”, sqaron policia.


Shtuar 27.06.2024 07:50