Mesditën e sotme, një zjarr ka përfshirë kodrat me ullishte të Zhupanit në Fier, në vendin e quajtur” Takodrom”.
Flakët që janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Dy mjete kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ullinj, por fatmirësisht banesat ndodhen larg.