Përfshihet nga flakët kati i parë i një ndërtese në Durrës, shkrumbohen 3 makina

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një ndërtese në Durrës.

Pasditen e kësaj të premte, flakët kanë shkrumbuar tri automjete të cilat ishin të parkuara në godinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin dhe nuk kanë lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur këtë rast.


Shtuar 19.09.2025 17:50