Përfshihet nga flakët dyqani në Përmet

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen “Naim Frashri”.

Të lidhura

None found

Policia bën me dije se  ka marrë flakë biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike,” njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 28.04.2023 21:16