Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, humb jetën 52-vjeçari

Rreth orës 02:10, në lagjen ‘Zogaj’ në Shkodër, një zjarr përfshiu një banesë, duke shkaktuar vdekjen e pronarit 52-vjeçar.

Sipas informacioneve policore,  zjarri ra aksidentalisht.

“Rreth orës 02:10, në lagjen ‘Zogaj’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52-vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 14.04.2024 08:35