Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, teksa ishte në lëvizje në autostradën Milot–Mamurras.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, automjeti është djegur plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndij elektrike në sistemin motorik, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen nga autoritetet përkatëse.
