Performoi me të për herë të fundit, Sara prek me dedikimin për Lili Cingun (FOTO)

Ditën e djeshme, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu.

Liljana Cingu, është një valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh”, për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare.

Performancën e saj të fundit ajo e dha në skenën e Dancing with the Stars” vitin e kaluar.

Ka qenë pikërisht Sara Hoxha, fituesja e këtij spektakli, që bëri një dedikim mjaft prekës për valltaren.

“Nuk di mirë të bëj dedikime të tilla në Instagram sikur nuk gjej kurrë fjalët e duhura për momente të tilla. Por fakti që për herë të fundit skenën e ndave me mua më bën të rikujtoj dhe një herë këtë moment që për mua do mbetet një kujtim shumë i bukur. U prehsh në paqe Lili“, ka shkruar Sara.


Shtuar 6.02.2024 10:04