Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të ekstradojë këtë të martë shtetasin kinez Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik që rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”
Pavarësisht se ai ka kërkuar që përveç lirimit nga qelia të përfitojë edhe azil politik në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta nëse kthehet në Kinë, Apeli i Tiranës vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ekstradimin e tij.
Prokuroria shkaktoi polemika disa kohë më parë kur kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga burg, në arrest shtëpie. Chen u arrestua në aeroportin e Rinasit më 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.
Një gjykatë në vendin e tij ka caktuar masën “arrest në burg”, pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë rreth 145 milionë euro.