Përfitoi 17 transferta në vlerë rreth 200.000 euro, Prokuroria e Tiranës, kërkon sekuestrimin e llogarive të shtetasit D.Ll., dyshime për pastrim parash
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kërkuar sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit D.Ll. për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është marrë informacioni se shtetasi D.Ll, përgjatë periudhës Janar 2021-Prill 2024, rezulton të ketë përfituar 17 transferta, në vlerën totale 159,983 GBP, nga persona të ndryshëm.
Një ndër personat që kanë kryer transferta bankare janë kryer nga një shtetas i huaj, i cili deklarohet si shok i djalit të shtetasit D.Ll., i cili dyshohet se në vitin 2022 është hetuar në Angli për përdorimin e personave të tretë përmes kërcënimin me dyshimet për pastrim parash.
Bazuar në informacionet e mësipërme Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.3308 për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal dhe ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që kjo shumë monetare, e cila dyshohet si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohet apo të fshihet, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare.