I pasuruar me vitamina, minerale dhe ushqyes, shalqiri është një ndër frutat që nuk duhet ta neglizhoni gjatë sezonit të verës.
Fruti në fjalë është jashtëzakonisht hidratues, me deri në 92% përqind përmbajtje uji, duke e bërë të ulët në yndyrën.
Ngrënia e shalqirit në baza ditore mund t’iu ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, si dhe mbrojtjen e syrit.
Veç kësaj, ky frut iu rekomandohet edhe atyre që kanë probleme me ballafaqimin e gripave të shpeshtë, meqë kontribuon në përforcimin e sistemit imunitar.
Sido që të jetë, ndiqeni listën e plotë të arsyeve përse shalqiri duhet të jetë prezent në tavolinat tuaja përgjatë verës:
Mban yndyrën larg
Shalqiri është jashtëzakonisht i ulët në kalori dhe mund të konsumohet nëse synohet në humbjen e peshës. Një sasi e vogël e shalqirit përmban vetëm rreth 80 kalori.
Kontrollon shtypjen e gjakut
Kaliumi, magneziumi dhe aminoacidet e pranishme në shalqi punojnë për të ruajtur shëndetin e enëve të gjakut dhe për të siguruar rrjedhje të qetë të tij.
Përmirëson shëndetin e syve
Shalqiri është një burim i madh i vitaminës A që ndihmon në prodhimin e pigmenteve në retinën e syrit, e cila mbron degjenerimin makular të moshës.