Një 37-vjeçare është vënë në pranga në Tiranë, pasi përdorte të dhënat e një shtetaseje tjetër, për të hapur llogari false në rrjetet sociale.
Shtetasja me inicialet A.K. ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme, gjeneralitetet dhe fotot e shtetases M. K. dhe të fëmijës së saj të mitur, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, në të cilat shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj shtetases M. K.
Njoftim policie
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik.
Përdorte të dhënat e një shtetaseje tjetër, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, vihet në pranga 37-vjeçarja.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik të DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja M. K., se një person i paidentifikuar hapte llogari në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj personale dhe të fëmijës së saj të mitur, si dhe shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj saj, në mënyrë të vazhdueshme, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Account” u ndalua, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”, shtetasja:
– A. K., 37 vjeçe, banues në Tiranë.
Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se kjo shtetase ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme, gjeneralitetet dhe fotot e shtetases M. K. dhe të fëmijës së saj të mitur, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, në të cilat shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj shtetases M. K.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.