Përdhunon të renë në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari, në pranga edhe 7 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar të identifikuar si Elson Bathorja, pasi ka përdhunuar një 25-vjeçare me iniciale E. B.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi Genti Dinaj (shok me 25-vjeçaren) i ka kërkuar një shumë parash shtetasit E. B., që 25-vjeçarja të mos kallëzonte ngjarjen.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, gjatë kontrollit të mjetit, për të cilin ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit U. Sh., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur E. P., 17 vjeç, me masë “Detyrim paraqitjeje” tek shërbimi i provës, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit Sh. P.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Xh. S., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; E. M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 14:49