Përdhunoi të renë në një klub nate, Dani Alves gënjeu në dëshmi për të mbuluar tradhtinë ndaj bashkëshortes

Për herë të parë, avokati që mori përsipër të mbronte Dani Alves, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje, e ka vizituar në burgun e Barcelonës ku po mbahet.

Cristóbal Martel foli me mbrojtësin brazilian për akuzat e bëra nga 23-vjeçarja, e cila, sipas asaj që dëshmoi, tha se braziliani e kishte sulmuar seksualisht në një klub nate natën e 30 dhjetorit.

Pas takimit me futbollistin 39-vjeçar, avokati deklaroi se Dani Alves ka qenë shumë i qetë gjatë bisedës që kanë bërë dhe nuk e ka humbur durimin si në deklaratat e tij fillestare.

Më pas ish-mbrojtësi i Barcelonës kishte rënë në kontradikta dhe sipas avokatit kjo për faktin se ai kishte “frikë të tregonte publikisht se ishte jobesnik ndaj gruas së tij”, Joanna Sant. Kjo është arsyeja pse lojtari, sipas tij, ka thënë se nuk e ka njohur të renë 23-vjeçar që ka bërë denoncimin.

Në të njëjtën kohë, futbollisti brazilian i shpjegoi avokatit të tij se megjithëse familja dëshiron ta shohë dhe të flasë me të, ai ka kërkuar që të mos e vizitojnë, pasi ndihet i poshtëruar nga situata e tij. /albeu.com


Shtuar 27.01.2023 17:59