Policia vuri në pranga të riun nga Bullgaria i cili mbajti peng dhe abuzoi seksualisht me pastruesen shqiptare në hotelin ku ai po qëndronte.
I arrestuari ka dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Pas tij, në sallë u fut edhe bashkëpunëtorii tij, të dy të siguruar me jelek anti-plumb.
Sipas mediave greke, 35-vjeçari thuhet se ishte strehuar në Athinë, në shtëpinë e një shoku të tij që e mbante me ushqim dhe me veshje.
Madje mësohet se në momentin që u arrestua bullgari ishte duke pirë uzo në një kioskë të qytetit.
Historia e të arrestuarit:
Në vitin 2015 ai përdhunoi një studente dhe më pas u përpoq ta vriste.
Edhe pse ndaj tij rëndonin akuzat: përdhunim, vrasje e mbetur në tentativë, dëmtim i rëndë trupor, kërcënim për jetën, prishje e qetësisë dhe shkelje e ligjit për kafshët shtëpiake, ai sërish u dënua me 12 vite heqje lirie.
Por ia doli që të linte qelinë në korrik të vitit të shkuar, duke e përsëritur sërish krimin. Gati një vit më pas, ai sërish përdhunoi por kësaj herë një 50-vjeçare shqiptare.
Ai e mori me dhunë nga ashensori në momentin që ajo po pastronte dhe bashkë me mikun e tij e përdhunuan dhe rrahën për disa orë. Shqiptarja arriti që të shpëtonte prej tij vetëm duke u hedhur në ballkonin e fqinjit duke njoftuar më pas Policinë, e cila u vu në ndjekje të tij.