Përdhunimi i turistes, mediat italiane raportojnë ngjarjen e rëndë në plazhin e Durrësit: 18-vjeçarja u përpoq të mbrohej, i riu abuzoi me të

Përdhunimi i turistes italiane nga një 26-vjeçar në qytetin e Durrësit është raportuar në mediat italiane.

Corriere della Sera citon policinë shqiptare, që njoftoi se vajza nga Campagna Lupia ndodhej në një shezlong pranë një hoteli në orën 05:25 minuta, kur Leonard Peza abuzoi seksualisht me të.

Ajo ka treguar në polici se gjatë kësaj kohe i është afruar një person i panjohur, i cili e ka sulmuar dhe megjithë tentativat e saj për t’u mbrojtur ai e ka përdhunuar e më pas ai është larguar. Menjëherë, pas ngjarjes vajza ka shkuar të bëjë denoncimin, ku ka treguar të gjitha të dhënat që mbante mend në lidhje me përdhunuesin.

Vajza tha se u përpoq t’i rezistonte dhunës, por nuk mundi ta ndalonte. I arrestuari, duke folur me hetuesit, pranoi marrëdhënien seksuale, por pohoi se ishte konsensuale. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore identifikuan mavijosje në qafën e vajzës dhe në pjesë të tjera të trupit të saj, të cilat do të konfirmonin përdorimin e forcës nga 26-vjeçari shqiptar.

“Isha me disa miq gjatë natës dhe pimë edhe alkool. Për një moment, u largova nga grupi dhe u ula në një shezlong disa metra larg hotelit”, u shpreh turistja, citojnë mediat italiane Policinë e Shtetit.


Shtuar 6.09.2025 18:38