Hidhet shorti i Champions: Përballje titanësh, Chelsea sfidon Realin

Sot në Nyon u hodh shorti për çiftet e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Janë mësuar përballjet midis skuadrave në çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.

Chelsea i Thomas Tuchel do të sfidojë Real Madridin e Carlo Ancelottit, ndërsa një përballje tjetër me shumë emocione do të jetë edhe ajo mes Manchester City-t dhe Atletico Madrid.

Bayern e ka disi më të lehtë pasi sfidon surprizën Villareal që eliminoi në 1/8 Juventusin. Gjithashtu edhe Liverpool përballet me një skuadër të lehtë në letër, Benfikën.

Sfidat çerek-finale:

Çelsi – Real Madrid

Mançester Siti – Atletiko Madrid

Vijareal – Bajern Mynih

Benfika – Liverpul

Gjysmë-finalet:

Mançester Siti/Atletiko Madrid – Çelsi/Real Madrid

Benfika/Liverpul – Vijareal/Bajern Mynih

Shtuar 18.03.2022 12:14