Përballja e Ramës dhe Metës në gjyq, kur do të mbahet seanca

Seanca e përballjes së presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama është lënë në 18 maj.

Seanca ishte planifikuar që të zhvillohej me 25 mars , por për shkak të infektimit me Covid të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese është shtyrë.

Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Meta refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.


Shtuar 30.04.2021 11:53