Për të vënë duart në kokë, shikoni se si parakalon “Schumaceri” shqiptar në sy të policisë (VIDEO)

Të lëvizësh me makinë në Shqipëri është një mision shumë i vështirë, për shkak se në të njëjtën rrugë me ty ka shpesh edhe drejtues mjetesh të papërgjegjshëm, të cilët për të arritur disa minuta më herët në destinacion bëjnë parakalime të gabuara ose ecin me shpejtësi skëterrë.

@abcnews_al #makinalluksoze #viral #fypシ #abcnewsalbania #aksident #shqipe ♬ original sound – Abc News Albania

Siç shihet edhe në videon e mësipërme, një makinë duke lëvizur në rrugën e Rinasit ka bërë disa herë parakalime të gabuara, duke vënë në rrezik mjetet që lëviznin në korsinë në krah të majtë.

Gjithashtu në video shihet edhe një makinë policie e cila vjen përballë mjetit që bën parakalime të gabuara.