Për të tretën herë radhazi, ish-zv.komandanti i Flotës Detare paraqitet në SPAK

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka shkuar ditën e sotme në SPAK.

Mësohet se kjo është hera e tretë që Meçollari paraqitet në SPAK.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Meçollari tha se ishte në SPAK për një çështje administrative.

“Isha për një kërkesë, çështje administrative, dhe nuk u mora në pyetje” tha Meçollari për gazetarët.

Më herët Meçollari ka dhënë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet pa leje që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit dhe Limionit në Sarandë./Albeu.com.


Shtuar 23.03.2023 09:54