Për të qenë të shëndetshëm e plot energji, ja çfarë të konsumoni

Duhet të dini si fillim se mëngjesi është thelbësor për të pasur një ditë të mirë dhe plot energji.

Thjerrëza. Përveç proteinave, thjerrëzat janë të pasura edhe me hekur çka e bën organizmin më të fortë.

Vitaminë D. Mungesa e vitaminës D sjell lodhje më të shpejtë të organizmit. Përveç kësaj kjo vitaminë ndihmon në përthithjen më të mire të kalciumit. Konsumoni ton, salmon, sardele të cilat janë të pasura edhe me omega 3.

Magnez. Magnezi ndihmon për formë dhe moral të mirë. Bajamet janë më të mirat.

Vitaminë C. Ushqimet që përmbajnë vitamine C ndihmojnë luftën ndaj infeksioneve. Ku ta gjeni? Portokalli (i cili mirë është të konsumohet në mëngjes), brokoli, limoni, spinaqi dhe kivi janë produktet më të pasura. Konsumojini më mirë ashtu si janë dhe jo të gatuara. Do e shihni që do keni edhe mbrojtje më të mirë imunitare.

Mish të kuq për më shumë hekur. Mirë është që njëherë në javë të konsumoni mish të kuq për të parandaluar aneminë dhe për të pasur me shumë rezistence fizike falë përmbajtjes së hekurit.

Supë me perime. E ku ka më mirë sesa një supë me perime për të marre sa më shumë vitamina dhe fibra? Ajo do ju ngrohë në dimër dhe do ju bëjë të jeni të shëndetshëm.

Makarona dhe oriz. Makaronat dhe orizi treten shpejt dhe ndihmojnë organizmin të funksionojë si duhet sidomos në ditët më të freskëta.


Shtuar 9.04.2023 15:03