Një sirenë profesioniste përjetoi momente të tmerrshme gjatë një shfaqjeje në një akuarium në një qendër tregtare në Afrikën e Jugut.
Në video, Gabriela Green-Thompson Kay shihet duke kërcyer në ujë, teksa bishti i saj papritur ngatërrohet në disa nga koralet e rreme në rezervuar.
Për disa sekonda, sirena e frikësuar, përpiqet që të dalë me shpejtësi në sipërfaqen e ujit derisa më në fund heq me urgjencë “bishtin” e saj.
Në fund, “sirena” shpjegoi se çfarë ndodhi.
“Çdo sirenë profesioniste duhet të dijë se si të dalë nga bishti i saj në rast urgjence. Fatkeqësisht aventura ime prishi magjinë e momentit, por doli edhe një mundësi shumë e mirë për stërvitje”, tha e reja me diplomë profesionale zhytjeje.