Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Paris ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Sipas mediave serbe, pas takimit Vuçiç ka folur për gazetarët ku dhe po tregonte se çfarë biseduan me homologun francez kur papritur i ndodhi një incident.
Gjatë fjalë së tij drita e një transmetuesi ra në tokë ku zhurma e saj e ndërpreu atë teksa po shpjegonte se çfarë kishte diskutuar me Macron. “Për pak më goditi”- tha Vuçiç, megjithatë, me një buzëqeshje të vetëkënaqur në fytyrën e tij, ai u mburr me trimërinë e tij duke thënë:”As që lëviza”.
Më pas ai ka thënë me shaka se një prej të pranishmëve e ka “përgatitur” që kjo të ndodhë dhe ka vazhduar të bëjë një deklaratë për mediat duke buzëqeshur.
Nuk kaloi shumë kohë që video e incidentit u përhap në rrjetet sociale, ku një përdorues në Twitter e përshkroi pamjen si “gjëja më e fortë në botë ndonjëherë”.
Ovo je najjače nešto na svJet, ikada! pic.twitter.com/AeGfxBRMoj
— Ksenija (@XeniaKsenija) November 10, 2022