“Për mua është njësoj”, Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri fakt të kryer se në zgjedhjet lokale të 2023-it, PL dhe Partia Demokratike do të dalin me një kandidat të përbashkët. Gjatë koncerencës së sotme me gazetarët, Meta u pyet se nëse bashkëpunimi për të cilin foli dje do të bëhet.

I bindur, Meta u shpreh se për të është njësoj, si të dalë dhe duhet të dalë në bashkëpunim.

‘Për mua nuk ekziston asnjë dallim mes duhet të dalë dhe do të dalë, është njësoj’- deklaroi Meta.