“Për interesa të Ballkanit të Hapur”, Berisha: Rama po falimenton industrinë e birrës

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama në një deklaratë nga selia blu.

Ai u shpreh se Rama synon të falimentojë industrinë e birrës në vendin tonë për interesa në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe vëllezërve Karric të sanksionuar gjatë sanksioneve kundër Rusisë.

“Po falimenton industrinë e birrës duke lënë pa punë mijëra familje që jetojnë në sektorë të ndryshëm të kësaj industrie. Këtë e bën direkt për interesa në kuadrin e Ballkanit të Hapur të vëllezërve Karric. Të sanksionuar me sanksione të fuqishme në kuadrin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për mega aferën e tmerrshme të Porti të Durrësit që ka përfunduar përsëri në ortakëri me Aleksandër Vuçiç, me ata të cilët u zotuan se do investonin 4 apo 12 mld por kanë investuar gjithsej 20 mln euro. Rama e ka shndërruar policinë e shtetit në një bandë të paimagjinushme.

Të rinjtë vriten njëri pas tjetrit. Shqiptarët janë të vendosur më shumë se kurrë që këtë nëntor t’i japin atij vendin e merituar. Të përmbysin pushtetin e tij. Ndaj dhe njëherë kërkoj dorëheqjen tij si kryeministër i vendit”, deklaroi Berisha.