Për herë të parë dy qeveritë, ajo e kryeministrit Edi Rama dhe e homologes italiane Georgia Meloni, do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët më 13 nëntor në Romë.
Një ditë më parë, qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e Mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.
Pikërisht kjo marrëveshje, do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.
Ky dokument do të përbëjë bazën mbi të cilën, po atë ditë pritet të firmosen dhe një numër i lartë marrëveshjes që përfshijnë bashkëpunime në sektorë të ndryshëm.
