Për herë të parë në Met Gala, Bebe Rexha mahnit me look-un e Christian Siriano

Bebe Rexha shkeli për herë të parë tapetin e famshëm të Met Gala, dhe sigurisht nuk kaloi pa u vënë re. Këngëtarja shqiptaro-amerikane zgjodhi të debutonte me një look të kuruar deri në detaj nga stilisti i njohur Christian Siriano.

Veshja e saj për natën më ikonike të modës kombinonte hijeshinë me forcën vizuale: një xhaketë e zezë e prerë në mënyrë perfekte, e shoqëruar me një fund dramatik prej tyli dhe doreza të holla rrjetë. Pamja u plotësua me një model flokësh klasik dhe ndarje elegante anësore – një homazh ndaj feminitetit të sofistikuar.

“Siriano gjithmonë më bën të ndihem dhe të dukem mirë”, tha Rexha, e cila dukej më e sigurt se kurrë në debutimin e saj në këtë event të përvitshëm të modës që mbledh emrat më të mëdhenj të artit, muzikës dhe stilit.

Një hyrje që e vendos Bebe Rexhën në listën e ikonave të reja të Met Gala – me një mesazh të qartë: ajo nuk ka ardhur vetëm për të parakaluar, por për të lënë gjurmë.


Shtuar 6.05.2025 11:49