Shqiptarët që jetojnë në Itali, konkretisht në komunën e Azzano Decimo, kanë krijuar për herë të parë një shoqatë me emrin Krenaria Shqiptare.
Prezantimi i shoqatës u bë më 8 shtator të këtij viti dhe përfaqësohet nga një shtetas shqiptar.
Për dy ditë, në datat 16 dhe 17 shtator shqiptarët do të festojnë për herë të parë në shesh.
Ervin Ramaliu, ka organizuar një festë me këngë dhe valle tradicionale me qëllim që mos harrohet tradita shqiptare.