Policia e Lezhës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në një nga gjimnazet e qytetit, ku një adoleshent goditi me karrige mësuesen e tij.
Bëhet e ditur se ndaj 16-vjeçarit G.P janë ngritur dy akuza, ajo e “plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme, sipas të cilit në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar kishte goditur me send të fortë (karrige), mësuesen M. P., ju informojmë se:
Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në gjimnazin “Hydajet Lezha”. Sipas nxënësve të tjerë shkak për sherrin e ndodhur ëhstë bërë fakti se mësuesja i ka përmendur nxënësit babain që i ka ndërruar jetë.
Ndërkohë që menjëherë aps ngjarjes mësuesit e tjerë kanë bojkotuar mësimin si shenjë solidariteti me kolegen e tyre.