Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh sot se kryeministri Edi Rama ishte ai që fliste në publik për çështjen ndaj tij, ndërsa ish-ministri Fatmir Xhafaj ishte personi që përfitoi.
Salianji u shpreh në emisionin “ÇIM PEKA Live” në Syri Tv se dënimi i tij u dha më qëllimin e vetëm për ta mbajtur larg zgjedhjeve. I pyetur nëse ka bërë shokë gjatë qëndrimit në qeli, Salianji tha se po, ndërsa foli më tej sesi e kalonte ditën në burg.
Ai u shpreh orët e tij brenda në qeli kalonin duke lexuar dhe shkruar, ku theksoi se ka mbajtur edhe shënime për dosjen e tij. Salianji tha gjithashtu se ka ndjekur mediat, ndërsa shtoi se një pjesë të madhe të kohës e zinin takimet me kolegët deputetë dhe gazetarët.
Pjesë nga intervista:
Salianji: Nuk di ta them nëse vendimin për dënimin tim e mori Fatmir Xhafaj apo Edi Rama. Por në publik ka fol Edi Rama, Fatmir Xhafaj është përfituesi kryesor nga kjo çështje. E dha dorëheqjen pasi e rregulloi çështjen. Këto kanë dashur tmë lënë larg zgjedhjeve. As leje nuk me jepnin. E bënë vendim të formës së prerë dhe humba zgjedhjet. Frikën e ka autokrati edhe kur nuk ka zgjedhje. Kam qëndruar në një ambient ku ka rrezikshmëri më të lartë, në Parlament. Ka hallexhinj që bëjnë burg kot, janë dënuar për gjëra kot. Cilido qytetar që përfundon në ato dyer, janë edhe për kalkulime të caktuara elektorale. Ka më shumë se 50 mijë përdorues të Sky ECC, ndërsa në burg janë jo më shumë se 15 ose 20 njerëz.
Pyetje: A ka Ervin Salianji shok në burgun e Fierit?
Salianji: Po sigurisht
Pyetje: Si ishte dita e Evin Salianjit në burg?
Salianji: Orët janë të gjata padyshim. Kam bërë një organizim të kohës duke lexuar dhe duke shkruar apo mbajtur shënime nga dosja. I jam kthyer disa aktiviteteve që nuk i bëja prej 15 vitesh, si futbolli apo palestra. Kam ndjekur dhe mediat se aty lejohen televizorët. Një pjesë e madhe ka qenë dhe takimet më kolegët deputetë dhe gazetarët. Nga kolëgët kanë qenë të gjithë.