Pentagoni tha sot se ende nuk ka parë asnjë indikacion se Vladimir Putin po planifikon të lëshojë armë bërthamore, raporton Politico.
Ky reagim vjen pasi Joe Biden paralajmëroi për rrezikun e një “Armagedoni” bërthamor.
Nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare nga qeveria ruse ndaj komenteve të Presidentit Biden.
“Ai nuk bën shaka kur flet për përdorimin e armëve bërthamore taktike ose armëve biologjike ose kimike, sepse ushtria e tij mund të thoni se nuk ka performancë të konsiderueshme.”, tha Biden ndërsa bëri të qartë shqetësimet e tij se nëse armë të tilla do të vendoseshin, ato do të përshkallëzoheshin shpejt në një konflikt bërthamor botëror./albeu.com