Pentagoni: 75% e trupave ruse tani janë brenda Ukrainës

Lufta mes Rusisë e Ukrainës është në ditën e pestë të saj dhe momentalisht përparimi i trupave ruse është i ngadaltë.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se pothuajse 75% e forcave ruse të mbledhura në kufijtë e Ukrainës janë tani brenda vendit.

Trupat ruse janë afruar me 5 kilometra në afërsi të Kievit që nga dita e diel dhe tani ndodhen 25 kilometra pranë qytetit.

Bëhet me dije se ushtarët ende nuk kanë kapur dy qytete kryesore, Kharkiv në verilindje dhe Mariupol në jug.

Siç kanë theksuar më parë zyrtarët perëndimorë, trupat nuk po bëjnë përparimin që kishin planifikuar për shkak të çështjeve logjistike dhe rezistencës së ashpër nga luftëtarët ukrainas.

“Ata po përdorin pothuajse gjithçka që kanë në arsenalin e tyre, nga armët e vogla deri te raketat ajrore, në përpjekje për të ngadalësuar rusët”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane./albeu.com/