Lulzim Basha, i cili kandidon për drejtimin e PD-së, i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e quajti atë peng të kryeministrit, Edi Rama. Si kundërpërgjigje, Basha sfidoi Berishën që të votojë ligjin për vettingun e politikanëve që sipas tij do të tregojë se kush është pengu.
Përmes një postimi në twitter, Basha, këmbëngul sërish në kërkesën për vetingun e politikanëve.
“Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë” shkruan Basha.
Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 21, 2023
Çfarë tha sot Berisha?
“Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë. Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve. Ky qëndrim është qëndrim ndaj një parimi themelor të PD. Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij. Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar. Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës” tha ai./albeu.com/