Peleshi viziton ushtarin e asfiksuar nga zjarret në Gjirokastër: Ndodhet në gjendje të qëndrueshme!

Ministri i Mbrojtjes ka vizituar në spital, ushtarin e Forcave të Armatosura që u asfiksua nga tymi i zjarreve në Gjirokastër.

Niko Peleshi shkruan në Facebook, se gjendja shëndetësore e Elir Goxhajt është e qëndrueshme.

“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës.

Mirënjohje për punën heroike të çdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgjë përballë egërsisë së flakëve.

Shërim të shpejtë Edlir!”, shkruan Peleshi./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 21:12