Peggy Gou ishte ndër DJ-të më të njohur ndërkombëtarë që performoi para mijëra spektatorëve në edicionin e sivjetëm të Festivalit Sunny Hill në Prishtinë.
Kompozitorja e hitit “Na Na Na” duket se është larguar me përshtypje të jashtëzakonshme për Kosovën e po ashtu edhe për publikun entuziast, të cilit i dhuroi një performancë spektakolare.
Menjëherë pas përfundimit të festivalit, Peggy Gou ndau emocionet e saj në rrjetet sociale, duke veçuar Kosovën dhe eksperiencën unike që përjetoi në Sunny Hill. Artistja koreano-jugore u shpreh e mahnitur me publikun dhe atmosferën.
“Kosovë, wow! @sunnyhillfestival ❤️ është hera ime e parë këtu – çfarë publiku! Faleminderit që vallëzuat në shi, dhe faleminderit familjes Lipa për ftesën!” – shkroi ajo, duke ndarë disa nga përshtypjet më të bukura nga festivali.
Sunny Hill Festival mbylli me sukses edicionin e këtij viti, duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës botërore si Shawn Mendes, Fatboy Slim, Anyma dhe Mochakk
Në natën hapëse, Dua Lipa, bashkëthemeluese e festivalit, ndezi atmosferën me një performancë madhështore, duke e kthyer ngjarjen në një festë të paharrueshme për publikun vendas dhe ndërkombëtar.