Tre ditë nga protestat e pedagogëve dhe ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.
Gjatë protestës së sotme një pedagog ka marrë fjalën e tij për të shprehur opinionin dhe qëndrimin e tij lidhur me kërkesat e tyre.
Ai është shprehur se arsimi është një investim strategjik dhe i duhur por qeveria preferon të investojë te oligarkët.
“Arsimi që duhet të përfaqësojë shqiptarët është një invesitm strategjik. Por qeveria nuk e shikon fitimprurës ta quaj arsimin investim strategjik. Qeveria e ka fokusin të kap ekonominë të mbajë oligarkët. E keni parë çfarë po ndodh me karburantët, në botë ulën në Shqipëri bordet i rrisin. Të dashur kolegë duhet që të vazhdojmë protestat. Kjo është një anë e medaljes, e dyta është të përfshijmë dhe studentët. Si mund të pranojmë ne që studentët tanë të paguajnë më shume se sa sudentët në vendet e tjera. Studentët tanë pagojnë nga 300 mijë lekë në 750 mijë lekë. Shumë studentë vijnë në fakultete e më pas detyrohen ta lënë e të gjejnë punë. Si mund që universitetet të gjenerojnë të ardhurat, kur politikat fiskale bëhen për oligarkët. Qeveria do që të legalizojë lekun e pisët. Si mund të gjenerojë Universiteti të ardhurat, kur oligarkët e qeveria vendosur politikat fiskale. Kjo betejë duhet që të vazhdojë. Vendi po boshatiset e njerëzit po largohen,” tha ai./albeu.com